Kosova

Shpërblehet djaloshi që ndihmoi familjen gjatë vërshimeve në Skenderaj (VIDEO)

Donart Murati nga Tushili i Skenderajt bëri bujë në rrjete sociale kur u pa duke tentuar që me lopatën e tij të pastrojë hallakamën që lanë vërshimet nga reshjet e shiut kohë më parë.

Për ketë gjest, vogëlushi u ftua edhe nga kryetari i komunës, Fadil Nura, i cili i dha si shpërblim një mirënjohje, fotografi dhe 1 mijë euro.

Sipas kryetarit Nura, 4 vjeçari u bë frymëzim për të gjitha ekipet dhe qytetarët që ishin duke kaluar në atë gjendje.

Skenderaj është njëra nga komunat që u godit më së shumti nga vërshimet e një muaji më parë. /Klankosova.tv

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button