BotaRajoni

Shumica e vendeve të G20 dënojnë pushtimin rus të Ukrainës, Kina qëndron në heshtje – Abc News

schedule14:54 – 25 Shkurt, 2023

G20 do të dënojë pushtimin rus të Ukrainës pas mosmarrëveshjeve të shumta. Të gjithë anëtarët e G20, përveç Rusisë dhe Kinës, kanë rënë dakord të dënojnë pushtimin e Ukrainës nga Moska.

Lajmi vjen pas një mosmarrëveshjeje mbi përmbajtjen e një komunikate të planifikuar të përbashkët mbi luftën.

India, e cila po pret një takim të ministrave të financave të G20 kishte qenë kundër përdorimit të fjalës “luftë” në deklaratë, ndërsa Rusia dhe Kina kundërshtuan diçka të tillë, të cilat ato e shohin si një “operacion ushtarak special”.

Ekzistonte frika se takimi do të përfundonte sot pa arritur marrëveshje nga shefat e financave. Por sapo është bërë e ditur se shumica e anëtarëve kanë rënë dakord të dënojnë luftën dhe të kërkojnë tërheqjen e Rusisë nga Ukraina.

Vetëm Rusia dhe Kina e refuzuan propozimin, i cili nuk do të jetë befasi për shumë njerëz.

/abcnews.al

 




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button