BotaRajoni

Si beteja për Ukrainën mund ta ndryshojë Europën? – Abc News

Nga Les Nemethy, CEO Euro-Phoenix Financial Advisors Ltd., ish-bankier në Bankën Botërore

Lufta në Ukrainë ka potencialin për të përshpejtuar integrimin e Europës në një entitet politik dhe ekonomik shumë më koheziv. Ajo gjithashtu ka potencialin për ta shpërbërë fare atë. A do të mbizotërojnë forcat centrifugale apo centripetale? Si do të përballet Bashkimi Europian me sfidën?

Gjithnjë e më shumë shenja tregojnë se do të ketë një nismë të madhe ruse për të marrë Ukrainën në pranverë, duke përfshirë një sulm të mundshëm në Kiev.

Ky artikull diskuton se si (a) një ofensivë e madhe ruse; dhe (b) një fitore ruse në Ukrainë, do të sfidonte Bashkimin Europian.

(a) Implikimet e një ofensive të madhe ruse

Nëse do të ndodhte një ofensivë e re ushtarake, duke pasur parasysh se kohët e fundit, rusët kanë mobilizuar një numër të madh rekrutësh, ata ndoshta do të shpenzojnë shumë më tepër fuqi punëtore dhe burime në Ukrainë, se çdo periudhë gjatë vitit të parë të luftës.

Pavarësisht HIMARS, tankeve Leopard dhe armatimeve të tjera të sofistikuara me të cilat Perëndimi ka furnizuar Ukrainën (megjithëse në sasi të kufizuara), rusët do të përpiqen t’i mposhtin ukrainasit, duke i tejkaluar në numër.

Gjatë gjithë historisë ruse, ushtria ka pasur si traditë zakonin “mish për top”, duke sakrifikuar një numër të madh njerëzish të patrajnuar mirë dhe të armatosur dobët.

Rusia gjithashtu mund të ketë ruajtur disa surpriza për armikun, në formën e teknologjive ushtarake. Konflikti bërthamor nuk duhet të përjashtohet si mundësi (p.sh. një sulm rus në një central bërthamor të Ukrainës ose përdorimi i armëve taktike bërthamore).

Nëse ndonjë nga skenarët e mësipërm realizohet, pyetja më e rëndësishme do të jetë nëse Perëndimi do të rrisë furnizimin me armë dhe ndihmën financiare për Ukrainën. Mund të kërkohen disa herë më shumë ndihma se tani, vetëm për të ruajtur ekuilibrin ekzistues.

Rritja e mbështetjes do të shtonte antagonizmin midis atyre që kanë mbështetur Ukrainën në të kaluarën dhe që do të dëshironin të mbronin investimin e konsiderueshëm që është bërë tashmë, kundër pacifistëve (p.sh. disa anëtarë të opozitës gjermane) dhe atyre që ishin më miqësorë ndaj Rusisë/më pak miqësorë ndaj Ukrainës (p.sh. qeveria hungareze), që do të argumentonin se mbështetja e Ukrainës ka qenë një vendim i keq që në fillim dhe se është e kotë të hidhen më tepër para për një kauzë të humbur.

Trupi politik europian do të zhytet në një konflikt masiv midis atyre që dëshirojnë të centralizojnë pushtetin (taksimin, huamarrjen, shpenzimet ushtarake dhe kontrollin) dhe të mbrojnë Ukrainën, kundrejt koalicionit të atyre që gjithmonë i kanë bërë qëndresë centralizimit brenda BE-së dhe pacifistëve të cilët do të pretendojnë se nuk ia vlen të paguhet çmimi për të parandaluar zhytjen e Ukrainës në sferën ruse.

Konflikti midis atyre që unë i quaj forca centripetale kundër forcave centrifugale, ka qenë i dukshëm gjatë vitit të parë të luftës; por në rast të një ofensive të madhe, konflikti mund të bëhet edhe më i ashpër.

(b) Implikimet e një fitoreje ruse

Një fitore ruse do të ishte një alarm për Bashkimin Europian, pasi rusët mund të mos ndalen në Ukrainë. Ministri i Jashtëm rus, kohët e fundit bëri një deklaratë se Moldavia mund të jetë “Ukraina e ardhshme”, dhe vendet baltike kanë ndier gjithashtu shqetësim.

Ashtu si viti i parë i luftës e detyroi Europën të rimendonte strategjinë e saj energjetike (e cila, për mendimin tim, i tejkaloi pritshmëritë), një fitore ruse në Ukrainë në vitin e dytë të luftës, do ta detyronte Europën të rimendonte pozicionin gjeopolitik në botë, me pyetje themelore, si:

  1. A është e mjaftueshme mburoja e mbrojtjes nga SHBA-ja dhe NATO?
  2. A ka nevojë BE-ja të integrojë forcat e saj të armatosura për të formuar një pengesë më të qëndrueshme ndaj agresionit rus?
  3. A ka nevojë BE-ja të rrisë në mënyrë të konsiderueshme shpenzimet për mbrojtjen? (Aktualisht ajo shpenzon rreth një të tretën e asaj që shpenzon SHBA-ja).

Përfundimi

Nëse përgjigjet e pyetjeve të mësipërme e çojnë BE-në në një drejtim më centripetal, kjo ka të ngjarë të kërkojë një transferim të mëtejshëm të sovranitetit nga shtetet kombëtare drejt BE-së, dhe një pjesë shumë më e madhe e mbledhjes së taksave, shpenzimeve (veçanërisht shpenzimeve ushtarake) dhe borxheve, do të ndodhte në një nivel të centralizuar.

Kjo mund të shkaktojë zhvendosjen më të madhe drejt centralizimit që nga koha e formimit të BE-së, ndërkohë që mbeten ende shqetësime të mëdha në lidhje me burokracinë, qeverisjen e dobët, mungesën e llogaridhënies dhe legjitimitetit politik. Presionet për një reformë më të gjerë mund të rriten.

Shtetet e Bashkuara kanë mundësinë që të tërhiqen brenda “Fortesës Amerikë”. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për Europën, pasi Rusia dhe Ukraina ndodhen në prag të BE-së. Ukraina është një kandidate për anëtarësim në BE, kështu që BE-ja do të dukej e dobët nëse do të “humbiste” Ukrainën, apo një pjesë të konsiderueshme të saj, ndaj Rusisë.

Lufta në Ukrainë ka potencialin për të përshpejtuar integrimin e Europës në një entitet politik dhe ekonomik shumë më koheziv. Ajo gjithashtu ka potencialin për ta shpërbërë fare atë. A do të mbizotërojnë forcat centrifugale apo centripetale? Si do të përballet Bashkimi Europian me sfidën?

Për të parafrazuar historianin A.J.P. Taylor për revolucionet e vitit 1848 që përfshinë Europën: a do të rezultojë lufta në Ukrainë një “pikë kthese në histori që nuk arriti të kthehej”? Apo do të bëhet realitet vizioni i George Washington-it? Ai parashikoi: “Një ditë, duke ndjekur shembullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të krijohen Shtetet e Bashkuara të Europës”.

Dilema
Për të parafrazuar historianin A.J.P. Taylor për revolucionet e vitit 1848 që përfshinë Europën: a do të rezultojë lufta në Ukrainë një “pikë kthese në histori që nuk arriti të kthehej”? Apo do të bëhet realitet vizioni i George Washington-it? Ai parashikoi: “Një ditë, duke ndjekur shembullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të krijohen Shtetet e Bashkuara të Europës”

/Monitor

 




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button