Lajme

Çitaku pas letrës së liderëve evropianë: Përsëri një marrëveshje që tashmë është nënshkruar

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas letrës së përbashkët nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, drejtuar kryeministrit Albin Kurti.

Çitaku tha se në thelb, palët, ajo e Kosovës dhe Serbisë, përsëri do të bien dakord për të bërë një marrëveshje rreth marrëveshjeve që tashmë janë nënshkruar.

“Nuk përmendet njohja reciproke”, shkroi Çitaku në Twitter, duke bashkëngjitur letrën.

Në letrën e dërguar, Kurtit i kërkohet të zbatojë marrëveshjet e vitit 2013 e 2015, në lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, njofton Klankosova.tv.

Ndër të tjera, në letrën e përbashkët të tyre thuhet se ata mirëpritën deklaratat e liderit kosovar për gatishmërinë për të pranuar propozimin evropian në lidhje me “Marrëveshjen Themelore”.

Macron, Scholz e Meloni u shprehën të bindur marrëveshje është e një rëndësie thelbësore për të mirën e përgjithshme të qytetarëve, për zhvillimin paqësor dhe të begatë të rajonit dhe për avancimin e perspektivës evropiane të Kosovës.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button