Lajme

Escobar: Normalizimi i raporteve Kosovë – Serbi kyç për stabilitetin e rajonit

Gabriel Escobar, emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi, ka folur rreth ndikimit të planit franko-gjerman në stabilitetin e rajonit.

Escobar tha se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë mbetet kyç për rajonin.

“Sepse pushtimi i pajustifikuar dhe brutal i presidentit rus Vladimir Putin, dhe ndikime tjera malinje synojnë të mbjellin ndarje”, tha ai për gazetën malazeze Mina përcjell Klankosova.tv

Sipas tij, normalizimi i marrëdhënieve do të hapë dyert për integrimin politik dhe ekonomik të Kosovë dhe Serbisë në Evropë dhe do të kontribuojë për stabilitet dhe prosperitet më të madh në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Të hënën, më 27 shkurt në Bruksel do të takohen kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Temë e diskutimit do të jetë plani franko – gjerman/ Klankosova.tv

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button