BotaRajoni

“Kishte kufoma që notonin gjithandej”, mjekja rrëfen tmerrin nga përmbytja e anijes në brigjet e Italisë – Abc News

schedule19:57 – 26 Shkurt, 2023

Numri i emigrantëve që vdiqën mëngjesin e sotëm në Cutro ka shkuar në 59 pasi anija me të cilën po shkonin drejt Italisë u nda në dysh. Mediat italiane raportojnë se numri i viktimave mund të rritet në më shumë se 100. Mes viktimave të konfirmuara janë 14 të mitur, mes tyre edhe një foshnje disa muajshe.

Mjekja Laura De Paoli ka rrëfyer për mediat italiane se kur kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, kishte kufoma që shiheshin gjithandej. “Kur mbërritëm në vendin e përmbytjes së anijes, pamë kufoma që notonin kudo dhe shpëtuam dy burra që mbanin në krahë një fëmijë. Fatkeqësisht, fëmija kishte vdekur.

Të dy që mbajtën fëmijën mundëm t’i shpëtojmë. Ata ishin vëllai dhe daja i djalit. Ne u përpoqëm ta rikthenim, por mushkëritë e tij ishin plot me ujë. Ai ishte 7 vjeç”, tha mjekja. Deri më tani janë shpëtuar 80 emigrantë. 21 prej tyre janë dërguar në spital ndërsa pjesa tjetër janë strehuar në një qendër për azilkërkuesit. /abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button