BotaRajoni

Nëse i ofron ndihmë ushtarake Rusisë, do të ketë kosto reale – Abc News

SHBA ka paralajmëruar sërish Kinën nëse ofron ndihmë ndaj Rusisë në luftën në Ukrainë. Këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan tha të dielën se SHVA e ka bërë të qartë pas dyerve të mbyllura se një veprim i tillë do të kishte pasoja serioze për Kinën.

“Pekinit do t’i duhet të marrë vendimet e veta për mënyrën se si do të vazhdojë, nëse ofron ndihmë ushtarake, por nëse shkon në këtë rrugë, do të ketë kosto reale për Kinën,” tha Sullivan për “State of the Union” të CNN duke shtuar se ndonëse nuk ka veprime konkrete, Pekini s’e ka hequr këtë opsion nga tavolina.

Sullivan theksoi se zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar homologët e tyre kinezë pas dyerve të mbyllura se cilat mund të jenë ato kosto por nuk zbuloi më tepër detaje. SHBA dhe aleatët e NATO-s janë përpjekur të paralajmërojnë Kinën kundër një lëvizje të tillë ditët e fundit.

Drejtori i CIA-s, William Burns tha në një intervistë për mediat amerikane: “Ne kemi besim se udhëheqja kineze po shqyrton sigurimin e pajisjeve vdekjeprurëse. Ne gjithashtu nuk shohim që një vendim përfundimtar është marrë ende dhe nuk shohim prova të dërgesave aktuale të pajisjeve vdekjeprurëse”.

Përfaqësuesi republikan Michael McCaul, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, tha se inteligjenca amerikane tregon se dronët janë ndër armët vdekjeprurëse që Kina ka konsideruar t’i dërgojë Rusisë. Presidenti i SHBA Joe Biden vizitoi Kievin dhe u takua me Zelenskyn të hënën e kaluar, duke premtuar ndihmë të re ushtarake për Ukrainën me vlerë 500 milionë dollarë.

Javën e kaluar, Ukraina shënoi përvjetorin e parë të pushtimit rus. Shtetet e Bashkuara kanë qenë deri tani furnizuesi më i madh i ndihmës ushtarake për të ndihmuar Ukrainën të zmbrapsë forcat ruse të pajisura më mirë. Ndërkohë, Ukraina pret një ofensivë të re të madhe ruse së shpejti në pranverë./abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button