Show-Biz

Sevdai Radogoshi: Sot festoj ditëlindjen e 65-të, 50 vjetorin e veprimtarisë dhe dalë në pension

Humoristi i njohur shqiptar, Sevdai Rodogoshi, feston ditën e sotme (e diel) ditëlindjen.

I lindur më 26 shkurt të vitit 1958 në Gjakovë, ai kremton përvjetorin e 65-të të lindjes.

Ai ka luajtur në shumë role, por më i njohur për publikun është në personazhin e ‘Qumilit’.

Ndonëse shquhet për një karrierë të bujshme profesionale, ai është në një nga emrat më të dashur për shqiptarët.

“Sot i mbusha 65 vjet, sot festoj 50 vjetorin e veprimtarisë, sot dalë në pension”, ka shkruar ai në njoftimin e bërë në rrjete sociale.

Të shumta kanë qenë urimet, meqë prej kohësh ka rrëmbyet zemrat dhe numëron fansa gjithandej trojeve shqiptare.

I njëjti ka realizuar ndër skeçet e para në estradë dhe po vazhdon të jetë akoma i angazhuar pavarësisht viteve. /Telegrafi/




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button