Lajme

Sot 87 vjet më parë u lind Adem Demaçi

26 shkurti është një datë e rëndësishme në historinë e rezistencës për Kosovën.

Me këtë datë në vitin 1936 do të vinte në jetë, Adem Demaçi, i njohur si “Mandela i Ballkanit”.

Tërë jetën e tij ai ia kushtoi kauzës kombëtare, e për këtë shkak ai ka vuajtur edhe 28 vjet burgim, por duke u mos u ndalur asnjëherë duke luftuar për të drejtat e shqiptarëve.

Demaçi, me prejardhje është nga fshati Lupç i Podujevës.

Ai ka udhëhequr Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut nga 1990 deri 1995.

“Mandela i Ballkanit” është nderuar nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov.

Gjatë periudhës 1998/1999, kur janë mbajtur takimet në Rambouillet për të ardhmen e Kosovës, ai ka qenë përfaqësues politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Adem Demaçi ka qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës nga viti 2005 deri në vitin 2007-të.

Rezistanca kombëtare identifikohet me emrin e Adem Demaçit, sepse ai me punën e tij dhe me veprën e tij, është bërë simbol i unifikimit për ruajtjen e kombin shqiptar, mbi pesë dekada.

Ai me jetën dhe veprën e tij, është shndërruar në një personalitet i përmasave të historisë së përgjithshme njerëzore, ku bën pjesë edhe historia jonë kombëtare.

Adem Demaçi ka shkruar romanin “Gjarpijt e Gjakut”, i cili është ndaluar nga regjimi ish-komunist. Ai e ka parë dritën pas viteve nëntëdhjeta.

Demaçi vdiq më 26 korriku të vitit 2018-të.

Në nderim të tij, janë organizuar shumë aktivitete shtetërore si dhe janë mbajtur tri ditë zie në Kosovë/ Klankosova.tv


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button