Kosova

Suspendohet kapiteni i policisë, i dehur voziti rrezikshëm

Një zyrtar i policisë me gradën e kapitenit është suspenduar nga detyra përkohësisht.

Ai dyshohet se në gjendje të dehur kishte rrezikuar jetën e dy qytetarëve derisa ishte duke vozitur në Gjilan.

“Zyrtarit policor të dyshuar në këtë rast i është bërë testi i alkoolit dhe ka rezultuar së i njëjti ka qenë duke drejtuar veturën e tij private (jashtë detyrës zyrtare) nën ndikimin e alkoolit (2.08 promila)”, njofton Inspektorati i Policisë përcjell Klankosova.tv

Lidhur me rastin janë intervistuar tre dëshmitarë.

“Në konsultim me prokurorin kujdestar është iniciuar rast me dyshimin për veprën penale “Shkaktim i rrezikut te përgjithshëm” . Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente”, njofton IPK përcjell Klankosova.tv

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button