Show-Biz

“U ndamë përpara se të hyja në Big Brother”, e dashura e përfolur i reagon Kristit – publikon mesazhet e fundit me të

Krist Aliaj këto ditë ka qenë temë diskutimi për shkak të një historie të krijuar në Big Brother VIP Albania.

Ai në fillim të spektaklit kishte thënë se ka dikë që e pret jashtë dhe se është në një lidhje dashurie.

Megjithatë, pas hyrjes së Keisi Medinit, konkurrenti ia ka shprehur hapur pëlqimin dhe se tashmë kanë nisur një njohje me njëri-tjetrin.

Në spektaklin e natës së kaluar (e martë), Kristi ka sqaruar me prezantuesen Arbana Osmani këtë ngjarje që bëri bujë të madhe në rrjete sociale.

I njëjti theksoi se është ndarë nga partnerja përpara se të hynte në shtëpinë e famshme të Shqipërisë.

Kjo bëri që të ketë një reagim nga e dashura e tij e përfolur, Zaza, e cila ka publikuar mesazhet e fundit me të.

Në bisedën e fundit të realizuar më 24 dhjetor 2022, në nisjen e këtij spektakli, ata shprehën ndjenjat që kanë për njëri-tjetrin.

Foto: Screenshot/Instagram

Sidoqoftë, do të shihet në vazhdim se si do të rrjedhë kjo marrëdhënie apo nëse do të ketë ndonjë ndryshim. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button