Shqiperia

VIDEO/ Flakë dhe tym i zi, fusha e mbetjeve në Vlorë vijon të digjet që prej mëngjesit – Abc News

schedule10:48 – 26 Shkurt, 2023

VLORË- Prej mëngjesit të sotëm fusha e mbetjeve në qytetin e Vlorës vazhdon të digjet. Gazetari i ABC News, Enton Nikaj raporton se puna e zjarrfikësve është vështirësuar ndjeshëm pasi era e fortë po ndikon në përhapjen e shpejtë të flakëve.

Aktualisht nga zjarri nuk rrezikohet asnjë banesë, por tymi i emetuar nga djegia e mbeturinave është shqetësues për banorët, të cilët jetojnë në zonat përreth.

Nga pamjet e siguruara nga ABC News shihet se “pirgje” të mëdha mbeturinave ndodhen nën pushtetin e flakëve, ndërkohë era e fortë po pengon punën normale të zjarrfikësve. Aktualisht nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërkohë autoritete lokale kanë nisur hetimet./n.m. abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button