Show-Biz

Aktorja Aubrey Plaza përjetoi një situatë të sikletshme në SAG Awards

Ekipi i aktorëve të “The White Lotus” mori çmimin për ansamblin më të mirë në një seriali dramatik në ceremoninë e Screen Actors Guild Awards në Los Angeles.

Në mesin e tyre ishte edhe aktorja Aubrey Plaza, e cila u bë temë për dicka tjetër në rrjetet sociale.

Aktori më i mirë në një serial dramatik për 12 muajt e fundit u shpall F. Murray Abraham, ndërsa pikërisht gjatë fjalimit të tij për çmimin, në prapavijë ndodhi një situatë komike.

Gjegjësisht, Aubrey kishte vendosur të shfaqej me një fustan mjaft tërheqës që më shumë zbulonte se sa mbulonte dhe atë në zonën e gjoksit.

Derisa Abraham po fliste, një nga kolegët e mbledhur iu afrua asaj dhe i pëshpëriti diçka që padyshim kishte të bënte me veshjen e saj. Menjëherë pas kësaj, aktorja reagoi dhe sigurisht që video u bë virale në mediat sociale. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/deciderdotcom)




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button