Kosova

Boshnjakët nuk e duan një “Republika Srpska” në Veri (VIDEO)

Sot është duke u mbajtur takimi trepalësh në Bruksel në mes të përfaqësuesve evropianë, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti e presidentit  të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Nexhat Uglani, kryesues i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, tha se komuniteti i tij boshnjak  nuk e duan krijimin e një “Republika Srpska”.

“Po pritet një rezultat që do të vijë te një lloj marrëveshje që nuk i konvenon banorëve. Popullata joshumicë e parasheh që me krijimin e komunave me shumicë serbe krijohet një autonomi me Republika Srpska. Krijimi i Asociacionit nuk do të na konvenojë. Ne si komunitet boshnjak s’kishim pasur dëshirë të krijohet”, është shprehur Uglani.

Sipas Uglanit, krijimi i komunave me shumicë serbe do të jetë diskriminuese. Ai tha atëherë edhe në Sanxhak e Preshevë do të duhej të krijoheshin komuna me shumicë shqiptare e boshnjake.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

 


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button