Lajme

Francë, në 10 vjetet e fundit trefishohet numri i personave në nevojë

Numri i personave që marrin ndihma ushqimore në Francë është trefishuar në dhjetë vitet e fundit, tregoi një hulumtim.

Sipas hulumtimit të Institutit CSA nga 29 shtatori deri më 15 nëntor, dy të tretat e 1.223 personave të anketuar kanë thënë se ndihmën ushqimore e konsiderojnë “të domosdoshme”.

Anketa zbuloi se më shumë se një e treta ka filluar të marrë ndihmë në gjashtë muajt e fundit, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.

Shkalla e atyre që marrin ndihmë një ose dy herë në javë është rritur me gjashtë pikë krahasuar me vitin 2020, duke arritur në 60 për qind.

Ndërsa më shumë se 80 për qind e atyre që marrin ndihmë deklaruan se ishin të papunë, është regjistruar se 2,4 milionë njerëz kanë marrë ndihma ushqimore në fund të vitit 2022, tre herë më shumë se dhjetë vjet më parë.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button