Sport

I jam mirënjohës të gjithëve, ky çmim ka një vlerë të madhe për mua – Abc News

schedule23:21 – 27 Shkurt, 2023

Fitorja e lavdishme në Kupën e Botës, me Argjentinën, i siguroi teknikut Lionel Scaloni, çmimin e përvitshëm të FIFA-s, si trajneri “më i mirë” i vitit, për herë të parë në karrierën e tij.

Pas marrjes së trofeut nga teknikun legjendar, Fabio Capello nuk munguan as falenderimet, me teknikun e Kombëtares “albiceleste”, që nuk la pa përmendur lojtarët argjentinas, por dhe stafin e Kombëtares.

“I jam mirënjohës të gjithëve. Ky çmim jepet nga lojtarët dhe ka një vlerë të madhe për mua.

I jam pafundësisht mirënjohës të gjithë futbollistëve që na sollën lavdi në Kupën e Botës, të gjithë stafit të trajnerëve, të gjithë anëtarët të cilët janë miqtë e mi, si dhe Federatës Argjentinase të Futbollit, që menduan të më ftonin të drejtoja ekipin e tyre.

Jam krenar që drejtoj këtë ekip të mrekullueshëm. Dhe të shohësh se si i gjithë vendi feston fitoren është e paçmuar”,- u shpreh në fjalët e tij, Scaloni në ceremoninë e organizuar nga FIFA. /i.m /abcnews.al 




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button