Sport

Juve? Presim të shohim të gjithë dokumentacionin – Abc News

schedule14:15 – 27 Shkurt, 2023

Përmes fjalëve të Giorgio Marchetti, zëvendëssekretar i përgjithshëm, UEFA ndërhyri në çështjen e Juventusit, i dënuar me -15 pikë për çështjen e fitimeve kapitale dhe në pritje për t’u gjykuar për manovrën e pagave.

“Ka hetime në vazhdim kundër Juventusit që nuk janë përfunduar ende, ka një dënim tashmë të marrë dhe që unë e kuptoj se do të apelohet. Do të presim të shohim dokumentacionin e të gjitha dosjeve për të kuptuar nëse ka ndonjë profil në lidhje me rregulloren e UEFA-s”, tha Marchetti.

“Juventus do të gjykohet si të gjitha klubet, pastaj do të duhet të vendosë se cili do të jetë pozicionimi i tyre në Evropë”, shtoi ai duke iu referuar mbështetjes së klubit torinez për Superligën.

“Një përpjekje për ndërmjetësim dhe afrim nga klubet e Superligës? Një përpjekje për t’u afruar nuk varet nga UEFA, e cila përfaqëson interesat e të gjitha klubeve evropiane. Është në dorën e këtyre të treve të vendosin se çfarë duan të bëjnë, apo nëse UEFA nuk është një monolit që merr vendime, ajo vendos në bashkëpunim me palët e interesit, dhe klubet janë palët e para.

Ne mendojmë se Superliga është një rrezik, sepse është një projekt që kërkon të përjashtojë klube të tjera. Paraqitet si një projekt që dëshiron të shpëtojë futbollin, por nëse është kështu, është vetëm për disa e jo të gjithë”, ka përfunduar zëvendëssekretari i UEFA-s./ h.ll/abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button