Show-Biz

Marigona publikon imazhe me Robin Krasniqin nga çastet e triumfit në meçin e fundit

Në fundjavën që lamë pas, Robin Krasniqi u rikthye në ring dhe arriti fitoren e radhës në boks. Boksieri nga Kosova është përballur me rusin me pasaportë belge, Timur Nikarkhoev.

Meçi spektakolar u zhvillua në pesë raunde, pasi kundërshtari i tij u dorëzua dhe nuk ishte në gjendje për ta vazhduar luftën.

Në publik nuk mund të mungonte bashkëshortja e tij, Marigona Krasniqi, e cila e ka mbështetur gjatë këtij suksesi dhe e ka uruar edhe në ring pas triumfit.

Bukuroshja ka shpërndarë video dhe fotografi nga momenti i përqafimit të bashkëshortit pas fitores së arritur.

(Foto: Instagram/officialmarigonakrasniqi)

Çifti i njohur shqiptar, të cilët kanë qenë mjaft shumë në qendër të vëmendjes gjatë vitit të kaluar, kurorëzuan me martesë lidhjen e tyre në vitin 2022.

Boksieri shqiptar dhe modelja e famshme u fejuan në fillim të vitit të kaluar, gjersa asokohe njoftuan se po bëheshin prindër. Ata e zyrtarizuan martesën e tyre në Gjermani gjatë muajit mars, mirëpo kishin paralajmëruar se do të bënin edhe një dasmë.

(Foto: Instagram/officialmarigonakrasniqi)

Çifti zgjodhi datën 9 maj 2022 për dasmën e tyre në Kosovë, ku të ftuar kanë qenë personalitete të njohura shqiptare.

Robin dhe Marigona Krasniqi u bënë prindër për herë të parë në shtatorin e kaluar, kur pritën në jetë një djalë që e pagëzuan me emrin Meyson. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/officialmarigonakrasniqi)

(Foto: Instagram/officialmarigonakrasniqi)




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button