Lajme

Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja fillojnë aksionin tradicional për dhurimin e gjakut

Pjesëtarë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës këtë të hënë kanë nisur aksionin tradicional të dhurimit të gjakut.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se aksioni i dhurimit të gjakut do të vazhdojë deri më 22 mars në të gjitha kazermat ushtarke në vend, njofton Klankosova.tv.

“Dhurimi i gjakut do të thotë të shpëtosh jetë, dhe ky është një motiv shumë i lartë për të gjithë dhuruesit vullnetarë të gjakut brenda FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes që t’u dalin në ndihmë të gjithë qytetarëve në nevojë përmes aksioneve tashmë tradicionale të dhurimit të gjakut të cilat organizohen dy herë në vit”.

“Në Ministrinë së Mbrojtjes në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin të Gjakut (QKKTGJ) prej sot ka filluar sesioni i dhurimit vullnetar të gjakut, aksion i cili do të vazhdojë deri më 22 mars në të gjitha kazermat e FSK-së” ka shkruar Mehaj në Facebook.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button