Lajme

Muçolli: Bashkësia ndërkombëtare po bën pazare (VIDEO)

I ka 14 familjarë të zhdukur nga Masakra e Poklekut të Drenasit.

Në mesin e atyre që presin të mësojnë rreth fatit të familjarëve të tyre, është edhe Fadil Muçolli.

Por, ai në një intervistë në Klan Kosova tha se pret pak nga dialogu me Serbi.

Muçolli theksoi se nga ana e bashkësisë ndërkombëtare po bëhet pazare.

“Jemi shumë të zhgënjyer edhe nuk presim shumë sepse presion është vetëm mbi Kosovën. Bindja ime është që me popullin e Kosovës po bëhet pazare. Po plotësohen apetitet e vendeve fqinje me territor si më gjithçka. Prej bashkësisë ndërkombëtare jemi të zhgënjyer”, tha Muçolli.

Sot në Bruksel, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, do të takohet me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Temë e diskutimit do të jetë plani franko-gjerman/ Klankosova.tv


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button