BotaRajoni

Stano: Prishtinë – Beograd ‘as mish as peshk’. Dy vendet numërojnë hapat!

Zëdhënësi për politikën e jashtme të Komisionit Europian, Peter Strano, tha sot në një konferencë për media se takimi në kuadër të dialogut të nivelit të lartë ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës fillon pasdite dhe se ky nuk është takimi i vetëm dhe i fundit.

“Ky nuk është takimi i vetmi dhe as i fundit. Ky është një takim i nivelit të lartë që vjen pas disa takimeve të ngjashme.

Liderët e Serbisë dhe Kosovës po përpiqen të ecin hap pas hapi për të zgjidhur të gjitha çështjetqë çojnë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve.

Ne presim që të dyja palët, liderët e tyre, negociatorët kryesorë dhe përfaqësuesit e tyre, të tregojnë sjellje europiane dhe të gjejnë forcë politike, guxim, gatishmëri për një kompromis europian në favor të qytetarëve të tyre dhe për perspektivën e tyre në BE, në mënyrë që të përmbushin ambicien dhe prioritetin e tyre strategjik, ” tha Stano.

/abcnews.al


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button