Sport

VIDEO/ “Më i miri” i trajnerëve shpallet Scaloni, “goli i viti” shkon për roveshatën e polakut me aftësi të kufizuara – Abc News

schedule22:08 – 27 Shkurt, 2023

Ceremonia e çmimieve të FIFA, “The Best” po vazhdon ende, teksa janë shpërndarë dhe 2 çmime të tjera, jo pak të rëndësishme për nga rëndësia.

Fillimisht u akordua çmimi “Puskas”, për golin më të bukur të vitit, ku si kurrë më parë, fitues doli një futbollist me aftësi të kufizuara e më konkretisht, polaku Marcin Oleski, pasi shënoi me një roveshatë perfekte. Në garën për çmimin “Puskas”, polaku mundi brazilianin Richarlison dhe francezin e Marseille, Dimitri Payet.

Ndërkaq, janë shpërndarë dhe çmimet për trajnerin “më të mirë” të vitit, ku fituesi ashtu siç pritej doli argjentinasi Lionel Scaloni, pas atij triumfi të magjishëm, në Katar. Në garë për çmimin prestigjioz bashkë me argjentinasin ishin dhe tekniku italian i Real Madrid, Carlo Ancelotti, si dhe spanjolli i Manchester City, Pep Guardiola. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN:

 




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button