Shqiperia

Zjarret në jug në një periudhë pazakontë të vitit, flet një prej pronarëve të tokave të djegura – Abc News

schedule22:09 – 27 Shkurt, 2023

Dhjetëra vatra zjarri u regjistruan të dielën disa zona të jugut të vendit, cuditërisht në një periudhë e cila vitet e fundit nuk ka regjistruar ngjarje të ngjashme. Në Roskovec të paktën dy vatra të mëdha shkrumbuan dhjetëra hektarë tokë të mbjella me ullishte. Në Kuman, zjarrëfikësit fatmirësisht arritën të mbanin situatën nën konktroll dhe evituan afrimin e flakëve me zonat e banuara.

Një prej pronareve të kësaj toke tashmë të djegur, rrëfen se dëmet që i janë shkaktuar janë masive.

Në këtë rast policia njoftoi se e arrestoi autorin. Zjarrvenia ka qenë e qellimshme dhe vatrat e zjarrit që u kirjuan më pas ishin shumë të veshtirë për tu kontrolluar, çka çoi në ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Edhe në Gramsh dhe Berat zjarret vunë në levizje zjarrfiksësit. Në fshatin Tunje janë djegur 10 hektarë me dru frutore ndërsa të lënduar sipas autoriteteve fatmirësisht nuk ka.

Me e rëndë situata paraqitej në Vlorë. Lagjet 24 Maji dhe Kushtrimi e kaluan natën midis të dieles dhe të hënës nën pushtetin e tymit që solli diegia e vendgrumbullimit të plehrave në këtë qytet. Edhe paraditja e së hënës sillte të njëjtën pamje.

Banorët thonë se kanë kaluar një natë tejet të vështirë, pasi tymi ka qëndruar pothuajse gjatë të gjithë kohës edhe Brenda në banesa.

Rasti i diegjes së plehrave vë vendgrumbullimin e tyre në Vlorë ka pasoja edhe më të mëdha në krahasim me vatrat e tjera të zjarreve. Tymi i plehrave të djegura, sipas ekspertëve ka efekte përtej mjedisit dhe shëndetit të banorëve.

Shuarja e zjarreve të kesaj fundjave u ndihmua edhe nga reshjet e shiut, por në një stinë tjetër me temperatura të larta si ajo e verës që ëshë përpara bëhet edhe më e vështirë. Shembujt për këtë janë pamjet e Vlorës një vit më parë ku lufta me flakët u zgjat me javë. Deri më tani për zjarrvënie është arrestuar vetëm një person por duket se ndërgjegjësimi i banorëve dhe lufta ndaj këtij fenomeni do të zgjasin. /abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button