Lajme

Aksidenti i shumëfishtë në Tiranë, arrestohet shoferi i autobusit

Aksidenti i paradites së të hënës në zonën “Shallvareve” në Tiranë, ku një autobus urban i “Unazës” mori përpara disa makina, ka tronditur jo pak opinionin publik.

Në aksident u përfshinë 11 makina, ndërsa të lënduar mbetën tetë persona dhe u shkaktuan mjaft dëme materiale.

Së fundmi mësohet se shoferi i urbanit, Agron Xhafa është arrestuar me akuzën e shkeljes së rregullave te qarkullimit rrugor, si shkaktar i aksidentit, shkruan Top-Channel, përcjell Klankosova.tv.

Kujtojmë që pas testeve të alkoolit të kryer nga policia tek të gjithë personat e përfshirë, asnjë nuk rezultoi pozitiv.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button