Shqiperia

EMRI/ I dënuar me 4 vite burg, arrestohet për drogë 54 vjeçari në Tiranë – Abc News

Një 54 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës për kultivim të bimëve narkotike. Petrit Kamberi ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Në vitin 2014, 54-vjeçari ka kultivuar kanabis në fshatin Zgurë, Zall Bastar.

Njoftimi i policisë: 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Zgura”, për lokalizimin dhe vënien në pranga të një shtetasi në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.

54-vjeçari, i dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, pasi kultivoi bimë narkotike, në Zall Bastar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar për kultivim të bimëve narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Zgura”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja në Zall Bastar dhe arrestimi i shtetasit:

– Petrit Kamberi, 54 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Në vitin 2014, 54-vjeçari ka kultivuar bimë narkotike kanabis, në fshatin Zgurë, Zall Bastar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

 




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button