Show-Biz

“Kam parë tmerrin me sy, ka pasur shumë vdekje” – rrëfimi emocionues i Vedat Bajramit për fëmijërinë e të kaluarën

Ai konsiderohet si një nga humoristët më të suksesshëm e më të pëlqyer nga publiku shqiptar.

Bëhet fjalë për aktorin Vedat Bajrami, i cili ka fituar zemrat e të gjithëve me personazhet në të cilat ka qenë i përfshirë.

I njëjti prej më shumë se një muaji i është bashkuar shtëpisë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP, ku së fundmi ka bërë një rrëfim emocional për të kaluarën.

Foto: Screenshot/Instagram

Konkurrenti në një material ka zbuluar më shumë detaje për fëmijërinë, kohën e luftës e po ashtu edhe për jetën personale.

“Fëmijëria ka qenë vetëm një ëndërr për mua, a thua një ditë do të bëhet mirë?”, u shpreh ai.

Foto: Screenshot/YouTube

Në një moment, 43-vjeçari ka treguar për tmerrin që përjetoi në kohën e luftës, duke qenë se ishte 18 apo 19 vjeç.

“Unë jam njëri prej atyre kolonave të famshme. Bllaca ka qenë e tmerrshme. E kam parë tmerrin me sy, ka pasur shumë vdekje, me këto duart e mia shumë herë kam bartur fëmijë që kanë vdekur në Bllacë, pleq dhe plaka. Plani i Serbisë dhe i Millosheviqit ka qenë me shfaros edhe Bllacën edhe një milion shqiptarë. Kam ndenjur 31 ditë në kampin Stankovec. 31 ditë nuk kam mundur, nuk ishte emri im askund për të dalë, as Gjermani, as Zvicër as Austri. Fati e kam shkruar veten për Australi dhe shkuam. Na ofruan të gjitha të mirat, por u kthyem në Kosovën tonë të dashur”, tha mes tjerash Bajrami. /Telegrafi/




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button