Sport

Mbappe i befason të gjithë, tregon ekipin italian ku do të dëshironte të transferohej – Abc News

schedule14:05 – 28 Shkurt, 2023

Kylian Mbappe i bën tifozët e Milanit të ëndërrojnë në rrjetet sociale.

Po bën xhiron e internetit videoja e regjistruar gjatë mbrëmjes së djeshme të eventit “FIFA The Best Award”, në të cilin lojtari francez i PSG-së iu përgjigj mënyrë befasuese një tifozi që e kishte pyetur për një transferim të mundshëm në Itali.

“Nëse unë do të transferohesha në Itali, do të zgjidhja vetëm Milanin”, tha Mbappe duke i befasuar të gjithë.

Deklaratë e bërë me buzëqeshje, por që padyshim ndez ëndrrat e tifozëve kuqezi. Teorikisht është e pothuajse e pamundur që Mbappe të zbarkojë në Serie A, pasi ylli francez ka një kosto të pabesueshme, me një pagë bruto prej 72 milionë eurosh dhe një vlerë kartoni prej 200 milionë eurosh./ h.ll/abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button