Sport

Në “Camp Nou” nuk ka “tifozë”, vetëm turistë – Abc News

schedule16:28 – 28 Shkurt, 2023

Para transferimit të tij tek Leeds, në vitin 2021 për 15 milionë euro nga Barcelona, anësori i krahut të majtë të mbrojtjes, Junior Firpo konsiderohej si një talent i madh nga “katalanasit”, por nuk rezultoi kështu dhe tashmë spanjolli me origjinë nga Republika Domenikane, po “shijon” performancat e tij në Premier League, teksa ka arritur të shënojë 2 gola në 18 paraqitjet e tij me Leeds këtë sezon.

Mirëpo, në një deklaratë për mediat kohët e fundit, Firpo ka bërë krahasim me 2 stadiumeve të fundit ku ka lujtur, mitikun “Camp Nou” dhe “shtëpin” e Leeds United, “Elland Road”, teksa e konsideroi stadiumin e “katalansasve”, si stadium për “turistë”.

“Stadiumi i Leedsit është shumë më i mirë se Camp Nou. Në Barcelona nuk ka tifozë, ka vetëm turistë. E keni parë Elland Road? Është gjithmonë i mbushur plot.

Nuk gjen kurrë vende bosh. Në Camp Nou vinin vetëm për të parë Messin. Njerëzit thërrisnin ‘ëoë’ në çdo lëvizje fantastike që bënte”,- tha në fjalën e tij, 26 vjeçari. /i.m /abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button