Show-Biz

Në intervistën e re, Shakira flet për ndarjen nga Pique dhe për Clara Chian: Në ferr është i rezervuar një vend për gratë që nuk mbështetin gratë e tjera

Shakira ka dhënë intervistën e parë pas ndarjes nga Gerard Pique, duke i dhënë fund kështu të gjitha aludimeve në rrjet.

Këngëtarja, që u nda nga ish-futbollisti pas 11 vitesh, mes akuzave se e kishte tradhtuar, më parë u tha se po e konsideronte si një intervistë për të zbuluar detajet e ndarjes.

Intervista e shumëpritur do të publikohet gjatë ditës së sotme (e martë), ku do të flasë për shumë gjëra me gazetarin Enrique Acevedo.

Shakira dhe Pique (Foto: Getty Images)

Dhe në mes të intervistës, ylli kolumbian thumboi edhe të dashurën e re e Piques, gjersa deklaroi: “Ka një vend të rezervuar në ferr për gratë që nuk mbështesin gratë e tjera”.

Në një pjesë tjetër të intervistës, Shakira duket se po diskuton sfidat e fundit në jetën e saj dhe shprehet se është e gatshme të përballet me çdo gjë.

Shakira (Foto: Getty Images)

Ajo thotë: “Unë jam gati për raundin tjetër. Jeta mund të vijë dhe të më tregojë se çfarë ka më shumë”.

Superylli kolumbian diskuton gjithashtu bashkëpunimet e saj të fundit me Ozuna, Bizarrap dhe Karol G si dhe planet për të ardhmen.

Gerard Pique (Foto: Reuters)

Ajo tregoi se si përfundoi duke bashkëpunuar me Bizarrap në këngën ku thumboi çiftin e ri, e cila u bë virale dhe shpërtheu me klikime.

Në këngën e saj të fundit, “TQG”, Shakira ka thumbuar sërish Piquen dhe Clara Chian.

“Jeta është bërë edhe më e mirë për mua. Ju nuk jeni më i mirëpritur këtu”, thuhej në një pjesë të tekstit.

Pique dhe Shakira u ndanë në qershor të vitit të kaluar pas 12 vitesh së bashku.

Ata ndajnë bashkë dy djem: Milan dhe Sasha. /Telegrafi/




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button