Lajme

Raci për planin e BE-së: Garanton njohje të reja dhe nuk cenohet më integriteti territorial (VIDEO)

Analisti politik, Gazmir Raci, thotë se Kosova i qëndroi që nga fillimi po-s për planin franko-gjerman, nga i cili sipas tij do të ketë një listë të gjatë përfitimesh.

“Kosova i tha po dhe i qëndrojë që nga fillimi po-s për planin franko-gjerman dhe insistimi i Kosovës që nga shtatori ka qenë që i gjithë diskutimi të jetë vetëm për planin konkret që erdhi pas një ngërçi të gjatë në dialogun e Brukselit”, tha Raci.

Raci, në Rubikon në Klan Kosova, tha se pas takimit të mbrëmshëm në Bruksel, Kosova kaloi një test dhe sfidë që mund të rrezikonte të ardhem dhe miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njofton Klankosova.tv.

“Kosova e kaloi një test dhe sfidë që mund të rrezikonte të ardhmen tonë dhe miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tashmë gjithçka po shkon mirë”.

“Propozimi konkret dhe plani për të cilin u dakurodua ka një listë të përfitimeve për Kosovën, por varet se si i nxjerrim nga dokumenti. Për shembull elementet më të rëndësishme është që brenda një dokumenti të Brukselit përmenden dy dokumente ndërkombëtare që zbatohen nga shtetet evropiane. Kosova përfundimisht nuk do të ketë më probleme me cenimin e kufirit, integritetit dhe sovraniteti nga Serbia që në çdo moment nxirrte tanket në rrugë dhe kërcënonte Kosovën ushtarakisht” tha Raci.

Raci, mes tjerash, tha se plani franko-gjerman do të themelojë Asociacionin, njofton Klankosova.tv.

“Ky dokument themelon edhe Asociacionin pasi zbaton të gjitha marrëveshjet tjera që për mua janë të rëndësishme si njohja e diplomave e të tjera”.

Tutje, Raci thotë se marrëveshja për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë do t’i garantojë Kosovës edhe njohje nga shtete tjera.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button