Show-Biz

Rita Ora ka një vlerë neto fitimesh prej 28 milionë eurosh të raportuar për vitin 2023

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është mjaft e pasur.

Ajo ka një vlerë neto të raportuar prej 30 milionë dollarësh (28.2 milionë euro) në vitin 2023, një numër për të cilin me të vërtetë askush nuk ishte i përgatitur, por duket të jetë i saktë, shkruan Cosmopolitan.

Natyrisht, Rita fiton para nga këndimi dhe turnetë (për të mos përmendur muzikën e filmave të mëdhenj si “Fifty Shades of Grey”), por shumica e të ardhurave të saj vijnë nga televizioni dhe reklamat me brendet e njohura.

Foto: Rita Ora/Instagram

Le të zhytemi pak në specifikat se si e grumbulloi ajo këtë pasuri

Rita ka qenë trajnere në spektaklet e talenteve “The Voice U.K.” dhe “The Voice Australia”, dhe tarifa e saj e fitimit ka qenë shumë e lartë. Sipas raportimit të Daily Mail në vitin 2021, “Kontratat janë duke u punuar për Ritën; topi është i gjithi në fushën e saj për t’u rikthyer. Asaj i ofrohen deri në një milion dollarë (940,000 euro) në sezon, që është një tarifë megalomane. Është joshëse në një botë ku nuk ka aq shumë para për të fituar në turne gjatë COVID-19”.

Rita Ora në karrigen e “The Voice” (Foto: Instagram)

Për më tepër, Rita është anëtare e jurisë në “The Masked Singer”, ku DailyMail raporton se ajo gjithashtu mori një milion funte (1.1 milion euro). “Rita fitoi një marrëveshje të madhe prej një milion funtesh (1.1 milion euro) për rolin e saj si gjyqtare në ‘The Masked Singer’”, tha një burim në vitin 2021. “Ata ishin me të vërtetë të etur për të siguruar kthimin e saj pasi ajo kishte qenë një hit kaq i madh në sezonin e parë”, shtoi ai.

Por kjo nuk është asgjë në krahasim me pagën e saj në X Factor

Rita Ora në “X Factor” (Foto: Getty Images)

Në vitin 2015, DailyMail (që duken shumë të interesuar në pagën e Ritës) raportuan se Ritës i ishte ofruar një kontratë prej 1.5 milion funtesh nga Simon Cowell për të qenë pjesë e panlit gjykues të “X Factor” në Mbretërinë e Bashkuar.

Ajo fiton miliona nga marrëveshjet me markat e njohura

‘Celebrity Net Worth’ raporton se gjatë viteve, Rita ka qenë fytyra promovuese e “Material Girl”, dhe ka pasur linja veshjesh me Donna Karen, ka punuar me Roberto Cavalli, ka nënshkruar marrëveshje me brendin Coca-Cola, ka bashkëpunuar me Adidas dhe ka krijuar një koleksion veshjesh për “Escada”.

Gjithsesi, Rita gjithashtu bashkëpunoi me “Shoedazzle” për një linjë të këpucëve në vitin 2020 kur ajo i tha Forbes: “Për mua, gjithçka ka të bëjë me të pasurit një lidhje autentike. Unë jam shumë e kujdesshme kur bëhet fjalë për partneritetet e mia. Unë dua të jem në thelb të saj. Nëse po vendos emrin tim mbi të, duhet të ndiej një lidhje, jo vetëm me produktin, por edhe me njerëzit me të cilët po punoj”. /Telegrafi/




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button