Lajme

Sinani: Kurti u paraqit me dinjitet në Bruksel – shpresat e shqiptarëve të Luginës janë të mëdha (VIDEO)

Ardita Sinani, këshilltare e politike e kryeministrit Albin Kurti, për Luginë të Preshevës, e ka vlerësuar lart paraqitjen e kreut kosovar në bisedimet me Serbinë në Bruksel.

“Ishte një paraqitje dinjitoze e Kurtit”, është shprehur ajo për Klan Kosova.

Edhe propozimin e Bashkimit Evropian për një marrëveshje në mes të dy shteteve ajo e ka quajtur si pozitiv.

“Kërkesat tona do të jenë të vazhdueshme dhe shpresojmë që qeveria të na ketë në agjendën e saj. Kurti është përkrahës i madh i pozitës së shqiptarëve të Luginës. Kemi të gjitha shpresat tek Qeveria e Republikës së Kosovës”.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

 


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button