Shqiperia

S’kam asnjë lidhje me ngjarjen – Abc News

schedule11:35 – 28 Shkurt, 2023

Kandidati i koalicionit PD-PBDNJ për Himarën, Fredi Beleri dha një intervistë për Tirana Live në Abc News, ku foli për akuzat si i përfshirë në masakrën e Peshkëpisë së ndodhur në vitin 1994. Gjatë intervistës me moderatoren Elisa Gjerani, ai tha se nuk akuzuar apo dënuar për këtë çështje.

“Zoti Idrizi do të justifikojë te elektorali i tij çam pazaret që bëri me Ramën. Drejtësia shqiptare ka nxjerrë një vendim për këtë ngjarje. Dua të them nuk kam asnjë lidhje me atë ngjarje. Nuk jam akuzuar dhe dënuar. Isha person në hetim, çështja u regjistrua në SPAK në 2019.

6 dhjetori 2021 ka një vendim. Sa për në Greqi nuk jam akuzuar dhe as dënuar për çështjen në fjalë. Kam qenë në Qipro, kam dëftesën e shkollës, kam dëshmitarë, kam vulat e pasaportës. Nuk kam qenë as në Greqi dhe as Shqipëri.“, u shpreh Beleri gjatë intervistës për “Tirana Live”.

Pyetje: Sali Berisha ishte asokohe president dhe drejtësia iu bëri përgjegjës edhe ju. Rrota e historisë duket se kthehet pas edhe ju jeni kandidat i opozitës pas marrëveshjes Berisha-Dule?

“Berisha më ka quajtur mua fajtor njëherë? Kur e ka bërë atë deklaratë. Të vetmen herë që drejtësia më ka përfshirë si person në hetim ka qenë në 2019. Dhe ka dalë vendimi i Apelit, vendimi i formës së prerë.”, tha Beleri./abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button