Shqiperia

U merrnin deri në 1500 euro, detaje nga arrestimi i dy vëllezërve që transportonin emigrantë – Abc News

schedule15:01 – 28 Shkurt, 2023

Dy vëllezër nga Tirana u vunë në prangat e policisë së Korçës për transportim të paligjshëm të emigrantëve. Në pranga kanë rënë Enea Prendi, 33 vjeç dhe Aleksandër Prendi, 45 vjeç. 33 vjeçari u arrestua teksa po transportonte 13 emigrantë por pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se ishte i dehur.

Në pranga ra edhe vëllai i tij pasi e shoqëronte me një automjet tjetër. Ndërkohë, gazetari i Abc News, Roland Beqiraj raporton se ata i merrnin emigrantët në Kapshticë kundrejt shumave 500 deri në 1500 euro, për t’i dërguar më pas drejt destinacioneve të ndryshme në Evropë.

Nga ajo që kanë deklaruar në polici, emigrantët kanë thënë se kanë hyrë për të disatën herë në Shqipëri. “Emigrantët kanë deklaruar se kanë hyrë në Shqipëri për të disatën herë nga vija e gjelbër dhe jo nëpërmjet pikës së kalimit kufitar. Aksioni i djeshëm është numri më i madh të kapur në aksion.”, tha gazetari.

 




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button