Lajme

Dorëhiqet ministri grek i Transportit pas aksidentit me 36 të vdekur (VIDEO)

Ka dhënë dorëheqje ministri grek i Transportit Kostas Karamanlis pas aksidentit tragjik në mes të dy trenave që la 36 të vdekur.

Ai deklaroi  se ishte “detyra” e tij të tërhiqej nga ky post “si një tregues themelor i respektit për t’i kujtuar njerëzit që vdiqën kaq padrejtësisht”.

Shkaku i përplasjes afër Vale të Tempe, rreth 380 kilometra në veri të Athinës, nuk ishte menjëherë i qartë, por drejtuesi i stacionit në qytetin e afërt të Larissa u arrestua, transmeton Klankosova.tv.

Dy njerëz të tjerë janë ndaluar për t’u marrë në pyetje, raporton Associated Press.

Është e paqartë se me çfarë shpejtësie të dy trenat po udhëtonin kur u futën në njëri -tjetrin pak para mesnatës së së martës, por transmetuesi shtetëror Ert tha se ishte më shumë se 140 kilometra në orë, transmeton Klankosova.tv.

https://apnews.com/article/greece-train-crash-athens-deadly-accident-ce2d6d2f643deaf7afb389d290b597a4?utm_source=homepage&utm_medium=TopNews&utm_campaign=position_01


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button