Lajme

Finlanda nis ndërtimin e gardhit në kufirin me Rusinë

Finlanda ka filluar ndërtimin e një gardhi përgjatë kufirit të saj me Rusinë.

Transmetuesi publik ‘YLE’ raportoi se ndërtimi filloi me heqjen e pemëve në të dy anët e pikës kufitare ‘Imatra’.

Gardhi fillestar i provës do të jetë 3 kilometra i gjatë dhe do të përfundojë deri në fund të muajit qershor, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.

Roja Kufitare e Finlandës tha se ndryshimi i mjedisit të sigurisë për shkak të luftës në Ukrainë e bëri të nevojshëm ndërtimin e gardhit.

“Sipas planit tonë, duhet të ndërtohet një gardh pengues për një distancë prej rreth 200 kilometrash përgjatë kufirit tonë lindor 1.300 kilometrash të gjatë. Pjesa kryesore e pengesës do të vendoset në kufirin juglindor, që është zona e fokusit të kontrollit kufitar”, thuhet në njoftimin e rojës finlandeze.

Ndërtimi pritet të zgjasë tre deri në katër vjet, në varësi të gjendjes së financave.

Rrini të informuar duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button