Lajme

Gëzim Kelmendi: Kisha Ortodokse nuk është veç serbe, siç thotë plani evropian (VIDEO)

Qasja e kryeministrit Albin Kurti në takimin e së hënës është e papranueshme për partinë jo parlamentare “Fjala”. Kryetari i saj, Gëzim Kelemendi, në Sytë 7 në Klan Kosova, tha se Kurti ka ndryshuar qëndrim rrënjësor nga të qenit në opozitë, e tani në pushtet.

Sipas tij, Kosova nuk duhet ta falë kurrë krimin që ka bërë Serbia. Madje, Kelmendi, tha se edhe Kurti kërkonte dikur që Serbia të kërkojë falje për gjenocidin e bërë e t’i kthej te pagjeturit në Kosovë.

Kelmendi, në Sytë 7, tha se pika e 7 e planit evropian, është tejet e papranueshme, pasi aty Kisha Ortodokse, përcaktohet ekskluzivisht vetëm serbe. Sipas tij, në Kosovë ka edhe ortodoksë nga përkatësi të tjera etnike, dhe jo vetëm serbe, andaj nuk duhet lejuar termi specifik Kisha Ortodokse Serbe.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button