Shqiperia

“I vrava se desha”, autori i masakrës së trefishtë nuk shfaq pendesë – Abc News

Dan Hutra, i ciki vrau tre gra në Tiranë ka dëshmuar në polici se nuk është penduar për krimin e trefishtë. “S’jam penduar. I bëra se desha.”, mësohet të ketë thënë autori para uniformave blu, bëjnë me dije burime për Abc News. Hutra u arrestua pas disa orësh që ndodhej në kërkim nga policia.

Në fillim, Hutra ka plagosur me thikë 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në Astir. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, është larguar me mjetin tip “Benz”, të cilin e kishte marrë me qira dhe rreth orës 12:35 minuta ka shkuar në rrugën “Rustem Haklaj” në Kodër-Kamzë, te banesa e ish-bashkëjetueses së tij.

Aty ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

Pas kësaj ngjarjeje të rëndë, autori ka lëvizur drejt Kamzës dhe ka ndaluar tek banesa e Etleva Kurtit duke e vrarë me armë zjarri. Dan Hutra është person me precedent të theksuar kriminal pasi rezulton i dënuar në vitin 2003, me 2 vjet burgim për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Në vitin 2009, ai është dënuar me 16 vjet burgim për vrasje me paramendim, në vitin 2021 është arrestuar për vjedhje banesash nga policia e Durrësit dhe po në vitin 2022 është arrestuar për tentativë vjedhje banesash. Gjithashtu, ky shtetas më 16 qershor 2022 është arrestuar për dhunë ndaj ish bashkëjetueses së tij./abcnews.al

 




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button