BotaRajoni

Jemi pranë jush! – Abc News

schedule09:04 – 1 Mars, 2023

Një aksident tragjik ka ndodhur pas mesnatë në Greqi. Dy trena janë përplasur duke shkaktuar 36 viktima dhe 85  të plagosur deri më tani.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit tragjik, ndërsa ekipet e shpëtimit janë në vendngjarje. Të shumtë kanë qenë reagimet për popullin grek në këto momente të vështira.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka reaguar me një mesazh në Twitter, duke shkruar në greqisht: Ne jemi me ju!

Mendimet e mia janë me qytetarët e Greqisë pas aksidentit të tmerrshëm mbrëmë afër Larisës që shkaktoi kaq shumë viktima. Gjithë Europa mban zi me ju. Të gjithë të plagosurve ju uroj shërim të shpejtë,” tha von der Leyen.

/abcnews.al

 




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button