Lajme

Lati për publikimin e emrave nga Specialja: Shkelje e radhës nga ta (VIDEO)

Kryetari i OVL UÇK-së në Skenderaj, Emin Lati, e konsideron si shkelje të radhës versionin publik të Zyrës së Prokurorit të Specializuar me emrat e disa prej viktimave që pretendohet se janë vrarë ose zhdukur me forcë.

Lati, në Info Magazine në Klan Kosova, tha se kjo prokurori po vazhdon të bëjë shkelje çdo ditë e më shumë, njofton Klankosova.tv.

“Kjo prokurori është duke treguar se bën shkelje çdo ditë dhe do ta vazhdojë ta bëjë këtë. Emrat e publikuar janë si dëshmitarë të mbrojtur dhe viktima dhe dy prej tyre të dënuar”.

“Kjo prokurori është jokredibile dhe gjykata do ta dëshmojë pafajësinë e personave atje. Mirëpo, prokuroria po bën shkelje të vazhdueshme”, tha Lati

Kujtojmë se emrat e publikuar janë pjesë e aktakuzës në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ku bëhen të ditur emrat e disa nga viktimat që pretendohen se janë vrarë dhe disa të tjerëve që pretendohen se janë zhdukur me forcë.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

Specialja publikon emrat e atyre që pretendohet se u vranë ose zhdukën në rastin e Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button