Sport

Luhen sot dy çerekfinalet e radhës, sytë nga sfida Vllaznia-Partizani – Abc News

schedule11:34 – 1 Mars, 2023

Ditën e djeshme u mbyllën dy ndeshjet e raundit të parë të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë.

Tirana mposhti thellë me rezultatin 1-4 Kastriotin jashtë dhe kështu gjysmëfinalja për kryeqytetasit është formalitet. Egnatia dhe Laçi e mbyllën takimin e parë në barazimin 0-0, ku për biletën e gjysmëfinales do të vendoset sfidën e kthimit.

Ndërsa sot, do të luhen dy sfidat e tjera të çerekfinaleve në orën 17:00, dy përballje mjaft interesante. Teuta do të presë në shtëpi Kukësin, ndërsa Vllaznia Partizanin.

Teuta erdhi në çerekfinale duke barazuar në sfidën e parë 1-1 ndaj Erzenit dhe duke fituar atë të kthimit me rezultatin 0-1. Kukësi eliminoi Apoloninë e Fierit, duke barazuar 0-0 sfidën e parë, por duke fituar 5-0 të dytën.

Nga ana tjetër, Vllaznia ka mposhtur 2-0 ndeshjen e parë Bylisin, ndërsa e kthimit ka përfunduar me rezultatin 1-1. Partizani mposhti dy herë Korabin, me rezultatet 3-1 dhe 3-0./ h.ll/abcnews.al

 




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button