Kosova

Pak interesim për KQZ-të veriore (VIDEO)

Të mërkurën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës, e ku temë diskutimi ishin edhe zgjedhjet në pjesën veriore të vendit.

Numri i vogël i aplikimeve për t’u bërë zyrtarë të lartë në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve, e detyroi këtë institucion që ta shtyjë afatin, raporton Klan Kosova.

Për këta zyrtarë e edhe ata që pritet të punojnë në zgjedhjet e shtyra për 23 prill në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan u miratua buxheti, veç jo si ai i dhjetorit.

“Sipas planifikimit të ri, buxheti për organizimin e këtyre zgjedhjeve do të jetë më i ulët në për rreth 59,085 euro. Pra, tashmë buxheti i planifikuar për këto zgjedhje është në vlerën 497,398 euro”, u tha në këtë mbledhje.

Kjo qe shkak i zvogëlimit të numrit të punëtorëve që planifikohet të jenë pjesë e këtij procesi zgjedhor.

Zgjedhjet veriore ishin shtyrë me vendim të presidentes Vjosa Osmani, pas konsultimit me përfaqësuesit e partive politike në ditën e 10 të dhjetorit kur në katër komunat veriore ishin vendosur edhe barrikada.

Derisa mbajtja e tyre qe e detyrueshme pas dorëheqjes së zyrtarëve serbë nga institucionet e Kosovës. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button