Kosova

Plani evropian, Viola Von Cramon pret nga pesë shtetet e BE-së ta njohin Kosovën

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, po pret që plani evropian të shtyjë pesë shtetet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë këtë.

Nga 27 shtetet anëtare të BE-së, Kosovën nuk e njohin ende Spanja, Rumania, Sllovakia, Qipro e Greqia.Von Cramon beson se me marrëveshjen kjo do të ndryshonte dhe do të hapej formalisht rruga e Kosovës drejt BE-së, përcjell klankosova.tv.

”Edhe nëse mungon nënshkrimi përfundimtar, ky është një sukses i madh politik për BE-në dhe për të gjithë rajonin”, ka thënë Von Cramon për Deutsche Welle.

Von Cramon të martën në twitter ka thënë se ”e mirëpret pranimin e propozimit-marrëveshjes për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë”.

”Duhet kurajë, vullnet politik dhe lidership për të arritur marrëveshje”.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button