Sport

“Po flasim për kriminelë profesionistë”, Al Khelaifi reagon pas akuzave për rrëmbim – Abc News

schedule20:17 – 1 Mars, 2023

Nasser Al Khelaifi konsideron se ankesa kundër figurës së tij nga një lobist franko-algjerian, i cili quhet Tayeb B, është pjesë e një komploti kriminal kundër tij dhe se ai nuk ka asnjë provë të besueshme për të vazhduar përpara.

Presidenti i PSG-së deklaroi në një deklaratë të shkurtër se nuk shqetësohet për të gjitha akuzat ndaj tij.

“Po flasim për kriminelë profesionistë. Është manipulimi i fundit mediatik. Jam i habitur që kaq shumë njerëz i kanë marrë si të besueshme gënjeshtrat dhe kontradiktat e tij, por kjo është bota mediatike në të cilën gjendemi sot. Drejtësia do të marrë rrugën e saj, nuk kam kohë të flas për kriminelët e vegjël profesionistë”, ka thënë Al Khelaifi. /G.D abcnews.al/




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button