Lajme

Rubikon LIVE| Gashi për planin evropian: Ka pika që shkojnë përtej çdo marrëveshjeje (VIDEO)

21:24 – Gashi për planin evropian: Ka pika që shkojnë përtej çdo marrëveshjeje, neni 7 është problematik (VIDEO)

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, vlerëson se plani i Bashkimit Evropian i mbështetur nga Franca dhe Gjermania ka brenda pika që shkojnë përtej çdo marrëveshjeje.

Gashi, në Rubikon në Klan Kosova, listoi edhe katër pika brenda këtij plani që sipas tij janë problematike, njofton Klankosova.tv.

“Brenda këtij plani ka pika që shkojnë përtej çdo marrëveshjeje që është diskutuar ndonjëherë në Kosovë, neni 7 është shumë problematik dhe kjo marrëveshje në përgjithësi sipas meje i ka katër probleme”.

“Problemi i parë që nuk e ka njohjen dhe nuk e ka marrëveshjen finale, problemi i dytë është se komunat me shumicë serbe në Kosovë do të kenë një formë të veçantë të vetëmenaxhimit – Kurti duhet të sqarojë se çfarë nënkupton vetëmenaxhimi, problemi i tretë një kanal special për serbët e Kosovës në komunikim me Qeverinë e Kosovës, çfarë nënkupton kjo president apo ambasador?”, tha Gashi. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

21:13 – Gashi: Qasja e gabuar e Qeverisë Kurti na ka dëmtuar pozicionin në dialog (VIDEO)

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, vlerëson se qasja e gabuar e Qeverisë Kurti e ka dëmtuar pozicionin e Kosovës në dialog me Serbinë.

“Ajo që mund të shihet dhe mënyra e perceptimit dhe vlerësimit që e ka bërë qeveria është e gabuar dhe kjo e ka dëmtuar pozicionin e Kosovës. Sot kur Kurti ulet për bisedime si përfaqësues i Republikës së Kosovës, ulet si i hendikepuar për fajin e vet sepse në tryezë diskutimet e para nëse bëhet fjalë për veriun – çfarë kontrollojmë ne në veri?”, u shpreh Gashi.

Gashi, në Rubikon në Klan Kosova, tha se kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka qenë kundër shumë marrëveshjeve që ka bërë Kosova ndër vite, njofton Klankosova.tv.

“Që të mos jem akuzativ i drejtpërdrejt, momentumi ndërkombëtar i krijuar në qeverinë e parë Kurti ka qenë që Kosova dhe Serbia të ulen dhe të diskutojnë për marrëveshje finale me njohje dhe ftesa që i ka bërë Trump ka qenë me këtë qëllim.

“Më vonë u krijua një momentum krejt tjetër. Zotëri Kurti ka luajtur rolin obstruktiv që nga viti 2005-2006. Kurti në mënyrën se si e bën politikën dhe diplomacinë është e gabuar. Kurti ka qenë kundër shumë marrëveshjeve si: Marrëveshjes së Rambujesë, Marrëveshjes së Vjenës, Marrëveshjes 2013, kundër Demarkacionit”, tha Gashi. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button