Shqiperia

Shtyhet për herë të tretë seanca për inceneratorin e Fierit – Abc News

Këtë të mërkurë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) shtyu seancën paraprake për inceneratorin e Fierit.

Seanca është shtyrë për herë të tretë dhe e radhës do të mbahet më 15 mars, në orën 10.

Në seancë, prokurori Dritan Prençi ka paraqitur pretendimet e prokurorisë lidhur me inceneratorin e Fierit, ku i ka qëndruar të njëjtave akuza, ndërsa pas dëgjimeve të prokurorit, gjyqtarja Fiorela Darvini, shtyu seancën për më 15 mars, për të shqyrtuar kërkesat e avokatëve mbrojtës.

Para zhvillimit të seancës së sotme, gazetari i Abc News, Ermal Vija raportoi nga ambientet e jashtme të GJKKO-së, ku deklaroi se të pandehur për këtë çështje, janë ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputeti socilist, Alqi Bllako dhe ish-pesidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj.

Ndaj këtyre tre personave, rëndojnë akuzat e “Shpërdorimit të detyrës”, “korrupsionit” dhe “pastrimit të parave”.

“Ditën e sotme është parashikuar seanca paraprake sa i takon mbylljes së hetimeve dhe kalimit për gjykim për dosjen e inceneratorit të Fierit, pritet të vendoset nëse gjykata do të pranojë kërkesën e prokurorisë sa i takon personave të marrë të pandehur, ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputetin, Alqi Bllako dhe Arben Dervishaj. Për këta persona, prokuroria kërkon që të kalojnë për gjykim me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, “korrupsionit” dhe “pastrimit të parave”. Në seancat e kaluara, personat e pandehur, kryesisht zoti Koka dhe Alqi Bllako i kanë kërkuar gjykatës pushimin e hetimeve apo rrëzimin e kërkesave të prokurorisë”, raportoi gazetari Vija ndër të tjera.




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button