Kosova

Specialja publikon emrat e atyre që pretendohet se u vranë ose zhdukën në rastin e Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) e ka dorëzuar një version publik me emrat e disa prej viktimave që pretendohet se janë vrarë ose zhdukur me forcë.

Këta emra janë pjesë e aktakuzës në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ku bëhen të ditur emrat e disa nga viktimat që pretendohen se janë vrarë dhe disa të tjerëve që pretendohen se janë zhdukur me forcë.

ZPS ka publikuar edhe zonat në të cilat janë vrarë viktimat. Aty prin Klina me 25 viktima, pasuar nga Malisheva me 14, pastaj Lipjani e Rahoveci me nga 11, Drenasi me 10, Skenderaj me 8, Podujeva me 6, Ferizaj me 5, Gjakova me 3, si dhe Prishtina, Gjilani e Suhareka me nga 2 viktima.

Më poshtë e gjeni dokumentin e publikuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Emrat e viktimave mund t’i gjeni nga faqja 62:


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button