Sport

VIDEO/ Fituan Kupën e Botës falë magjisë? Dalin pamjet kur lojtarët argjentinas kryen një ritual magjie – Abc News

schedule22:00 – 1 Mars, 2023

Mesfushori i kombëtares së Argjentinës dhe Atletico Madrid, Rodrigo de Paul në një intervistë për TyC Sports tha se disa nga lojtarët e kombëtares gjatë Kupës së Botës në Katar përdorën magjinë për suksesin.

“Kishte një ritual që bëri (Lisandro Martinez). Ishte thjesht e tmerrshme, por nuk do të them se çfarë bëri. Kur dola në korridor, kishte tym kudo. Kaq mund të them.

Më vonë mësova se ishte Nahuel Molina dhe El Kuti Christian Romero. E bënin çdo ditë. Dola dhe u thashë: “Djema, ndaloni me këtë”.

Tifozët e kombëtares së Argjentinës gjetën një video në të cilën vetë Rodrigo de Paul tashmë po kryen një lloj rituali me kripë”.

Ka shumë pyetje për magjistarin e Paul Pogba, por nuk ka pyetje për treshen Martinez, Molina dhe Romero, sepse magjia e ndihmoi ekipin të bëhej kampion bote. /G.D abcnews.al/




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button