BotaRajoni

Forcat ruse sulmojnë Zaporizhzhia, 3 të vdekur nga bomdardimet në një ndërtesë banimi – Abc News

schedule10:27 – 2 Mars, 2023

Të paktën tre persona janë konfirmuar të vdekur pasi bombardimet ruse goditën një ndërtesë banimi  gjatë natës në qytetin jugor të Zaporizhzhia, tha të enjten një zyrtar i lartë ukrainas.

Në një postim në Telegram, shefi i shtabit të presidentit ukrainas, Andriy Yermak, tha gjithashtu se pesë persona u shtruan në spital.

“Njerëzit flinin në shtëpi, por për terroristët, ndërtesat e banimit janë gjithashtu “objektiva ushtarake”, tha ai.

Më herët, autoritetet ukrainase thanë se një grua shtatzënë ishte në mesin e nëntë personave që u shpëtuan nga rrënojat e një ndërtese banimi në Zaporizhzhia pasi ajo u shkatërrua nga raketat ruse.

/abcnews.al

 




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button