Shqiperia

Interpelanca ishte e parakohshme, nuk ka prova – Abc News

schedule17:36 – 2 Mars, 2023

Analisti Edvin Kulluri, i ftuar në studion e News Line me gazetare Viol Xhafaj komentoi interpelancën e mbajtur sot në Kuvend për çështjen McGonigal. Sipas tij, interpelanca ishte e parakohshme pasi aktualisht nuk ekzistojnë prova që implikojnë kreun e qeverisë në këtë çështje.

“Për mua interpelanca është e pak e parakohshme. Nuk kemi një qartësi se çfarë ka ndodhur. Kemi të dhëna jo pak shqetësuese. Duhet të jemi realist që ish këshilltari i jashtëm i Ramës është në një marrëdhënie biznesi të dyshimtë biznesi me McGonigal dhe që Neza ka paguar borxh ajo jo këtë ende nuk e dimë.

Të dy këta persona, përfshirë kryeministrin, kanë kontakte dhe takime me McGonigal. Më pas është e qartë që ortakët e McGonigal kanë bërë biznes në Shqipëri por nuk ka siguri të plotë. Ndaj opozita nuk duhet të nxitohet që të arrijë në përfundime megjithëse dyshimet janë se këtu ka një çështje.

A do të jetë një çështje penale, ku Rama del i përfshirë këtë se dimë, sepse këta persona kontakti me kryeministrin dhe me McGonigal kanë një kontakt dhe takime. Më pas është e ëqartë që ortakët e McGonigal kanë ardhur në Shqipëri. Opozita nuk duhet të nxitohet megjithëse dyshimet ekzistojnë se këtu ka një çështje.

A do të jetë një çështje penale, këtë se dimë sepse nuk është thënë në Amerikë. Ajo që më shqetëson është se përgjigjet jepen duke sulmuar kundërshtarin dhe deputetët pak bënin pyetje por më shumë bënin komente.”, tha mes të tjerash analisti Kulluri gjatë intervistës për Abc News./abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button